BabaStars po i vjen ‘fundi’? Këto fakte flasin shumë

0
143

Ka qenë një grupet më të hershme të Hip-Hopit shqiptar.

BabaStars  që deri para ca kohësh ka numëruar 7 anëtarë, tashmë ka vetëm pesë të tillë, me daljen e Ledri para shumë vitesh dhe së fundmi është larguar edhe reperi Skivi.

Lajmi.net me burime të afërta ditë më parë pati lajmëruar largimin e Skivit nga ky label për arsye që akoma nuk janë shumë të qarta.

Mirëpo, siç duket, edhe anëtarët tjerë nuk po gjejnë rehati brenda grupit.

Kjo se, lajmi.net para ca javësh ka raportuar për faktin që Agon Amiga dhe Onati nuk ndjekin njëri-tjetrin në Instagram dhe ky detaj flet shumë për një mosmarrëveshje mes tyre, edhe pse dikur kishin këngë bashkë.

Po ashtu, kohë më parë është përfolur edhe që Majk dhe Cozman nuk kanë asnjë raport shoqërorë edhe pse janë anëtarë të një labeli.

Nuk kanë munguar po ashtu as lajmet që Agoni dhe Getoari kanë prishur raportet mes tyre, pasi që nuk ia shpërndanin këngët solo njëri-tjetrit.

E së fundmi me “diss-a” kundër njëri-tjetrit në Instagram kanë dalë edhe Skivi me Cozman.

Deri më tani nuk ka asnjë pronocim zyrtar për shkatërrim të këtij grupi mirëpo raportimet që kanë nisur para pak kohe, “dissat” përmes fotove dhe mosndjekja dhe mosshpërndarja e projekteve muzikore si shenjë mbështetje ndaj njëri-tjetrit bëjnë të mendohet se këtij grupi po i vjen fundi edhe pse ka vite që ka filluar ekzistencën.

ImageImageImage

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here