Vdekja e shoferit të Xhafajt/ Ekspertiza e armës së vetëvrasjes: Te “MP5” u gjetën gjurmët e gishtave…

0
162

Në banesën e familjes Qordja në Qytetin Studenti vijojnë të jenë të hapura dyert e mortit, ndërkohë që mbeten enigmatike arsyet që e çuan djalin e tyre, Shkëlzenin, në aktin e rëndë të vetëflijimit.

Të kontaktuar nga Top Channel, familjarët e të ndjerit nuk pranuan të prononcohen, pasi ndodhen në gjëndje të rënduar psikologjike për fatkeqësinë e papritur.

“Xeni”, siç e thërrisnin familjarët dhe shokët e tij, shofer i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, njihej si njeri i qetë dhe pa vese.

31-vjeçari nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim kohët e fundit, ndërsa ekspertiza balistike e armës automatike “MP5” ka konfirmuar çdo dyshim mbi rrethanat e ngjarjes.

Në këtë armë, thonë burime nga grupi hetimor, janë gjetur gjurmët e gishtave të viktimës, duke hedhur poshtë çdo aludim të 3 ditëve të fundit.

Edhe gëzhojat e sekuestruara në vendngjarje rezultojnë të jenë qitur nga e njëjta armë, ndërsa dy nga plumbat kishin mbetur në muret e garazhit nëntokësor të Gardës së Republikës.

Vetëvrasja e shoferit të ministrit të Brendshëm, me sa duket do mbetet mister për shumë kohë, në kushtet kur nga hetimet rezulton se i ndjeri nuk kishte asnjë problem.

Top Channel

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here