Suedi-Zvicër mbyllet pa gola në 45 minutat e para, nordikët më kërkues

0
143

Zvicra dhe Suedia nuk kanë mundur të shënojnë asnjë gol në 45 minutat e para në duelin që po luhet në Shën Petersburg. Ndeshja nisi mjaft mirë për suedezët që u shfaqën të rrezikshëm që në minutën e 8-të, me Berg që goditi shumë keq në një pozicion të favorshëm brenda zonës. Sommer u bë protagonist edhe 20 minuta më vonë, duke ndalur sulmuesin portën.

Kundërpërgjigja e Zvicrës vjen me Shaqirin në minutën e 39-të, por goditja e tij në hyrje të zonës përfundon jashtë kuadratit. 4 minuta nga fundi i pjesës së parë, Ekdal është i vetëm përballë portierit, por mesfushori suedez gabon në gjuajtjen e tij fluturimthi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here