Shehu ngre alarmin: “Organi i ri do të ketë një ndikim negativ në sistemin shëndetësor”

Deputeti i PD Tritan Shehu thotë se qeveria do të miratojë një projektvendim për krijimin e operatorit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor, i përgatitur nga një organizatë jo fitimprurëse që do të administrojë mbi 300 milionë dollarë.

 

 

Sipas Shehut, ky organ i ri do të ketë një ndikim negativ në sistemin shëndetësor duke nisur nga kujdesi parësor e më tej.

Ish-ministri i Shëndetësisë thotë më tej se fondet do të përdoren, PPP do të lulëzojnë nën vendimet e një të deleguari të Rilindjes.

STATUSI I SHEHUT
Goditje fatale për Sistemin Shëndetësor me reperkusione të thella organizative, funksionale, financiare edhe korruptive.
Këshilli i Ministrave do të kalojë një Projekt Vendim për krijimin e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.
Ky është në vazhdim të një Plan Veprimi të Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, të përgatitur në fshehtësi nga një “NGO” e që duhet implementuar deri qershor 2019.
Çdo gjë po bëhet jashtë çdo transparence, konsulte me specialistët, qoftë dhe me institucionet ndërkombëtare të sektorit.
Krijimi i këtij operatori, që do të administrojë mbi 300 M $ mbyll çdo mundësi për decentralizimin e sistemit tonë shëndetësor.
Nuk mund të ketë kështu asnjë hap përpara drejt “spitalit ndërmarrje”, të cilët futen nën një centralizëm ekstrem.
Kujdesi parësor centralizohet me tej e i mbyllet çdo hapësirë për të ecur drejt “profesionistit të lire”.
Zhduket çdo mundësi për përfshirjen e pushtetit vendor në zhvillimet rajonale të shëndetësisë.
Roli i Fondit dhe i gjithë sistemit sigurativ ngel vetëm teorik në mbledhjen e 3,4 %, duke e futur atë në regres të plotë.
Nuk hapet asnjë perspektivë integruese në sistem, të privatit.
Në fakt edhe roli i vetë Ministrisë së Shëndetësisë zbehet shumë, duke u krijuar mbivendosje e konfuzion kompetencash.
Çdo gjë do të vendoset, fondet do të përdoren, PPP do të lulëzojnë nën vendimet e një të deleguari të Rilindjes.
Në fakt ky plan veprimi dhe ky projekt VKM bien ndesh dhe me vetë strategjinë afat gjate të kësaj Ministrie.

Shehu

vendimi shendetesia

Shehu ngre alarmin: “Organi i ri do të ketë një ndikim negativ në sistemin shëndetësor”

Horoskopi ditor, e hënë 2 korrik 2018

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko