Madeleine Albright e shqetësuar nuk pranoi të nënshkruante posterët dhe filloi të bërtiste:
“Dilni jashtë, serbë të pështirë. Ju jeni kriminelë lufte” kështu ju kishte thënë serbëve, ish sekretarja amerikane e shtetit Medeleine Albright.
Kjo ka ndodhur disa vite më parë në kryeqytetin e Republikës Çeke, Pragë derisa Albright po merrte pjesë në promovimin e librit të saj “Prague Winter”, kur përjetoi një situatë shumë të pakëndshme me disa aktivistë nga organizata “Miqtë e serbëve në Kosovë” të udhëhequr nga drejtori i filmit Vaclav Dvorak (autori i dokumentarit ” Kosova e vjedhur”).
Ky grup e sulmoi zonjen Albright duke ia përmendur bombardimet e NATO-s në Jugosllavi.
Aktivistët i paraqitën asaj disa posterë me viktimat e këtyre bombardimeve duke i kërkuar ti nënshkruaj. “Edhe kjo është puna juaj madam”, iu vërsulën ata.
Por, ish sekretarja amerikane e shtetit i kishte urdhëruar
shumë e irrituar që të largoheshin, duke përsëritur me zë të lartë: “Get out” …”Disgusting Serbs”
Ish Sekretarja e Amerikës, Madeleine Albright gjatë një interviste për luftën në Kosovës kishte deklaruar se ndërhyrja e SHBVA-ve dhe NATO-s në Kosovë është puna për të cilën krenohet më së shumti në karrierën e saj.
Madeleine Albright, sekretare e 64-të e Shtetit Amerikan dhe gruaja e parë në historinë e SHBA-ve në këtë pozitë, është një nga figurat më të dashura nga populli i Kosovës për shkak të kontributit që ajo dha për çlirimin e Kosovës.
Kjo eshte Me Te vertete zonje e hekurt! Para Se Te nisnin bombardimet ju eshte drejtuar serbeve ne serbisht qe Te dorzohen Po ata mbanin shpresen ke ruset Se amerikanet sdo futeshin Me kembesori ngaqe keta do kene frike nga serbet.