Kapja e Toyotave Yaris me 3.5 milionë euro në bagazh, të nisura nga Belgjika ka bërë bujë edhe në mediat e këtij vendi.
Sipas tyre, milionat e eurove janë para droge. Het Laatste Nieuws (hln.be) shkruan se nuk dihet se ku janë ngarkuar paratë, por blerja e makinave është bërë në Aechen.
Shkrimi i plotë i botuar në hln.be:
Policia shqiptare ka interceptuar një sasi rekord parash, me 3.5 milionë euro të fshehura në makina të përdorura që vinin nga Belgjika.
Zbulimi u vë fundjavën e kaluar në portin e trageteve në Durrës, ku u ndalua një kamion që vinte nga Bari i Italisë me nëntë makina të përdorua në bord: një Alfa Romeo, një Opel dhe shtatë Toyota Yaris.
Në njërën prej këtyre të fundit u gjetën katër çanta plot me para, saktësisht 80 mijë franka zvicerane dhe 3 366 800 euro.
Dokumentet e makinave thonë se ishin blerë përmes një firme në Aachen të Gjermanisë. Por manaxheri i kompanisë nga Shqipëria deklaroi se ato vinin nga Belgjika dhe se ai ishte kujdesur vetëm për letrat.
Blerësi është një kompani makinash me qira në Tiranë, e cila drejtohet nga dy kushërinj shumë të dyshuar. Alfred Vladi (33 vjeç) është kapur më parë për mashtrim me makinat në Francë, ndërsa Elvis Vladi (38) është dënuar para dy vjetësh nga një gjykatë në Britani për trafik kokaine.
Dyshohet se paratë vijnë nga banda që u gjykua në atë kohë. Ajo drejtohej nga Gentian Cuka, me bazë në Londër, dhe mendohet të ketë qenë aktive në Belgjikë e Holandë.
Sipas ndërmjetësit gjerman, i cili thotë se nuk di asgjë për paratë, kjo ishte hera e katërt që ai kishte ofruar transport makinash për kushërinjtë Vladi, por nuk dihet nëse makinat vinin gjithmonë nga Belgjika. Zbulimi i parave ndërkohë ka çuar në katër arrestime, ndërsa kushërinjtë janë ende në kërkim.
SYRI.net