Basha zbulon planin konkret si do ta ndalojnë Ramën të grabisë milionat e Teatrit. Ja kërkesa për Metën

0
205

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka njoftuar sot planin e opozitës për të ndaluar projektin e qeverisë për të shembur Teatrin dhe ngritur kulla në vendin e tij. Basha tha se ndër hapat është kërkesa drejtuar presidentit Ilir Meta të vërë veton për ta bllokuar ligjin e kësaj grabitjeje.

Z. Basha, si do të silleni ju më 5 korrik, kur parashikohet të kalojë ligji?

Opozita ka një plan të qartë që do ta vëë në veprim. Së pari ne do të kundërshtojmë në komisionet parlamentare dhe në seancën e 5 korrikut me të gjitha format dhe mënyrat parlamentare këtë projekt grabitjeje. Është grabitje, e njejta grabitje që u bë tek “17 nëntori”, e njejta grabitje që u bë tek “Republika”, e njejta grabitje që u bë tek stadiumi. Bëhet vetëm që Edi Rama të marrë jo 20% po 50% të milionave, të pastrojë paratë e drogës dhe të marrë përqindjen. Pra, ne do ta kundërshtojmë në komisione dhe në seancë plenare.

Së dyti, ne do t’i kërkojmë Presidentit të Republikës të mos bëhet pjesë e kësaj grabitjeje dhe t’i vërë veton çfarëdo ligji që Edi Rama dhe kupola e tij grabitqare duan të kalojnë në parlament.

Së treti, do t’i bëjmë presion faktorit ndërkombëtar, i cili ka përgjegjësi, sepse vendi është pa Gjykatë Kushtetuese për të ndaluar këtë grabitje.

Së katërti, do të protestojmë, do të thërrasim qytetarët.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here