Vritet bosi i drogës në Greqi! Ja lidhjet që kishte me kriminelët shqiptarë

0
298

Manolis Karagiannis 45 vjeç, i cilësuar nga mediat greke si një nga “kokat e krimit” në shtetin helen, është ekzekutuar me armë zjarri këtë mëngjes në zonën “Palaio Faliro” të Athinës.

Nga detajet që japin mediat greke, atentati duket se ka qenë i mirë organizuar. Një makinë dhe një motoçikletë iu afruan 45-vjeçarit i cili ecte në këmbë dhe një breshëri plumbash u qëllua ndaj tij. Raportohet se Karagiannis ka reaguar gjithashtu duke qëlluar me armë zjarri, por fundi për të ka qenë tragjik. Nga të shtënat, Karagiannis mbeti i plagosur rënde. Ai u transferua nga një ambulancë në spital, ku edhe ndërroi jetë.

Viktima ishte liruar nga burgu kohët e fundit. Më 5 janar 2017, teksa ndodhej në burgun e Korydallos, ai u sulmua dhe u plagos me thikë nga dy shqiptarë.

Sipas drejtuesve të Policisë greke, 45-vjeçari dyshohet se kishte kontakte me grekë dhe shqiptarë, persona me rekorde të theksuara kriminale. /Panorama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here