Nesër jepet masa e sigurisë për 4 të arrestuarit e eurove

0
131

Gjykata e Durrësit do të japë nesër masën e sigurisë për katër personat e arrestuar për përfshirje ne transportin e 3.4 milion eurove nëpërmjet Portit të Durrësit.Deri tani Edi Lika, Klevis Lika, Agim Çeka dhe Alban Mollaymeri kanë mohuar të kenë patur dijeni për sasinë e parave të gjetura në dy automjetete ndërsa vijojnë kërkimet për dy kushërinjtë Vladi.Alban Mollaymeri ka pohuar se ishte kontaktuar nga Alfred Vladi për të blere disa automjete per kompanine e tij, e cila nga verifikimet rezulton e e hapur në maj të këtij viti.

E gjithë sasia e valutës është dërguar në Bankën e Shqiperisë për llogari të prokurorisë në ruajtje për të mos u hedhur në qarkullim.

Ndërkohë dosja do ti kalojë Krimeve të Rënda duke u shtuar të akuzuarve edhe akuzen e grupit te strukturuar kriminal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here