Gjate një takimi të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, në Luksemburg ministrat e Jashtëm të BE-së shtynë hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë deri në qershor të vitit 2019, pasi Franca, Holanda dhe Danimarka shprehën rezerva për dy vendet.
Lajmi u konfirmua edhe nga Presidenca bullgare në “Tëitter”, e cila thekson se dy vendet, veç thellimit të suksesit të arritur në reforma, duhet të shënojnë progres në ato kyçe, si lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ne fakt kjo eshte nje goditje e forte per qeverine “Rama” e cila ne 5 vite pushtet ka arritur pak ose aspak ne fushen e integrimit. Marrja e statusit me shume ishte nje pasoje e reformave te qeverise se kaluar e ndersa ne 4 vitet ne vazhdim , Shqiperia ka marre vetem rekomandime “pozitive” e shtyrje pa mase te procesit. Ndersa qeveria na ka thene qe para tre vitesh qe jane hapur negociatat, duke pohuar se duhen plotesuar vetem disa kushte plotesuese! Kjo loje e qeverise ka vazhduar per vite e ndersa BE gjithnje e ka theksuar qarte se problemet jane te thella. Dhe edhe kete here, BE e shtyu serish e ne fakt theksi u vu tek lufta ndaj krimit e korrupsionit, per te cilen qeveria thekson se po ben reforma te medha. E madje kur keto dy problematika krikitokhen e sulmohen nga opozita, cilesohen si sulme ndaj integrimit te vendti, duke harruar se duhe te jete qeveria ajo qe duhet te mendoje per te plotesuar kushtet e duhura per ecurine e metejshme ne BE.
Sui perfundimi, na e shtyne serish…