Kumbaro refuzon Parlamentin/ Ja çfarë ka bërë…

0
153

“Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro refuzon Parlamentin për të bërë transparecën mbi projekligjin korruptiv të shembjes së Teatrit Kombëtar për të ngritur atje kullat e klientëve të Ramës dhe Veliajt.” Kështu ka reaguar sot Partia Demokratike, e detyruar nga fakti se për të disatën herë dhe pas skandalit të shkaktuar herën e fundit në Komision nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ministrja e Kulturës vazhdon t’i shmanget seancës d1%gjimore me deputetët.

“Përmes një shkrese, ministrja ka njoftuar kryetaren e Komisionit, Albana Vokshi, se nuk do të paraqitet nesër në Komisionin Parlamentar të Kulturës për një seancë dëgjimore, që është nje nga mjetet me të cilat opozita parlamentare kontrollon qeverinë, – thuhet në deklaratë. – Kjo është e disata herë që ministrja refuzon Parlamentin kur duhet të japë llogari për projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe grabitjes së pronës publike në favor të një firme private të lidhur me Ramën dhe Veliaj.

Ministrja Kumbaro është nismëtare e këtij projekligji, por që ende nuk ka dhënë asnjë llogari për të. Herën e fundit ajo vendosi të shoqërojë Erion Veliajn dhe të braktisë seancën dëgjimore për ligjin e posaçëm antikushtetues për Teatrin. Deri tani Mirela Kumbaro nuk ka asnjë prononcim për këtë çështje.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here