Aksidenti i rëndë në Rinas, përplasen 3 makina…

0
237

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rinas.

Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë pas 6 të plagosur.

Pesë prej të plagosurve janë të rinj, ndërsa i gjashti është një burrë 51 vjeç.

Policia thotë se një vajzë është në gjendje të rëndë, ndërsa të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Informacion paraprak i Policisë së Tiranës:

Më datë 2306.2016, rreth orës 06:40, në rrugën e Rinasit janë përplasur tre mjete ku për pasojë janë dëmtuar 6 shtetas (S. B., 29 vjeç, A. B., 28 vjeç, O. M., 23 vjeçe, R. M., 22 vjeç, G. V., 22 vjeç, R. H., 51 vjeç).

Shtetësia O. M., 23 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa shtetasit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here