Qëlloi me thikë prindërit se nuk pranuan lidhjen/ Flet nusja: Nuk më donin se jam nga Puka…

0
399

Është zbardhur dëshminë e parë të bashkëjetueses së 25-vjeçarit Hajri Neziri, i cili plagosi rëndë me thikë dy prindërit e tij. Bashkëjetuesja e të riut ka thënë në polici se sherri i sotëm mes djalit dhe prindërve ka qenë vijim i disa konflikteve verbale të ndodhura më parë.

Ajo ka treguar se dy të rinjtë nuk punonin, ndërsa prindërit e djalit që ishin mësues në pension kërkonin që i biri i tyre të punonte dhe të mos jetonte në kurriz të dy të moshuarve. Gjithashtu, vajza ka pohuar se prindërit e djalit nuk ishin dakord për lidhjen e dy të rinjve, pasi ajo ishte nga Puka dhe të moshuarit nuk e aprovonin lidhjen e tyre.

Sipas saj, edhe sherri i sotëm ka pasur pikërisht këto dy shkaqe, papunësinë e dy të rinjve dhe lidhjen e tyre. Ndër të tjera, ajo ka sqaruar para policëve se është munduar të ndalojë 25-vjeçarin të mos qëllojë prindërit, por nuk ja ka dalë dot.

Menjëherë pas krimit, ajo ju ka thënë efektivëve se është larguar nga banesa së bashku me të dashurin e saj dhe kanë shkuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku janë ndaluar nga blutë e kryeqytetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here