Gol në frymën e fundit, Herri Kejn shpëton Anglinë

0
155

Anglia mori një fitore në limite në ndeshjen e parë në grupin G, përballë Tunizisë. Ekipi i Sauthgejt fitoi 1-2, ku heroi ishte sulmuesi i Totenhemit, Herri Kejn.

“Përbindëshi” shënoi në minutën e 11-të për të zhbllokuar shifrat e takimit, por me një penallti ishte Sasi që barazoi në minutën e 35-të. Anglia provoi shumë deri në fund, deri sa u ndal edhe nga shtylla, por pa fat.

Golin e fitores, e gjeti vetëm në minutën e 91-të, po me Herri Kejn, që i shpëtoi nderin “tre luanëve”. Pas këtij raundi të parë, Belgjika dhe Anglia numërojnë të dyja nga 3 pikë.

tunizi angli

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here