Tiranë/ Arrestohet 22 vjeçari i kërkuar për vrasje…

0
203

Një bashkëpunim policor ndërmjet policisë së Shqipërisë dhe Malit të Zi ka bërë të mundur arrestimin në Tiranë të një të dyshuari për vrasje në vendin fqinj. Eshte arrestuar shtetsai A.S. 22 vjeç nga Mali i Zi i cili kishte hyrë ilegalisht në vendin tonë. Në njoftimin e policisë thuhet se: Bie në rrjetën e bashkëpunimit ndërkombetar, një shtetas malazez i dyshuar për vrasje Policia e Tiranës gjatë një operacioni bazuar në informacionet e Policisë së Malit të Zi, ka bërë të mundur kapjen në Tiranë të një shtetasi malazez të dyshuar për vrasje.

Shtetasi A.S, 22 vjeç nga Mali i Zi kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri. Falë bashkëpunimit të ngushtë me Policinë malazeze dhe shkëmbimit në kohë të informacionit, u bë i mundur identifikimi i vendodhjes si dhe kapja e tij.

Shtetasi A.S., dyshohet se ka vrarë një shtetase ruse në Malin e Zi. Nga ana e Policisë së Shtetit u bë deportimi për në Malin e Zi i shtetasit A.S., i cili është marrë në dorëzim nga shërbimet e Policisë malazeze

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here