Fatmir Xhafajt i del situata nga kontrolli, akuzohet se i vëllai ka kryer…

0
1155

Prokuroria e Krimeve të Rënda prej javësh ka nisur hetimin pasuror për vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Agron Xhafaj akuzohet se ka kryer trafik lëndësh narkotike, ndërsa akuzat e Partisë Demokratike kanë qenë se ai ndihmohej dhe nga Fatmir Xhafaj, në postin e Ministrit të Brendshëm.

Tashmë Prokurorja Donika Prela, emëruar para pak kohësh në krye të  Prokurorisë për Krimet e Rënda, është vënë në lëvizje.

Hetuesit e Krimeve të Rënda u kanë nisur shkresa bankave të nivelit të dytë dhe hipotekave ku kanë kërkuar informacion mbi të gjitha pasuritë e Xhafajt dhe rrethit të ngushtë të familjarëve të tij.

Ndërkohë Agron Xhafaj u është vetëdorëzuar autoriteteve italiane dhe po mbahet I izoluar në një prej burgjeve të Romës.

Hetimet po kryhen nga një grup hetimor i përbërë nga dy prokurorë dhe dy oficerë të policisë gjyqësore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Veprimet hetimore po kryhen të gjithanshme, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.

Kujtojmë që në audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike përmendej se vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj do ndihmonte një person për të trafikuar kanabis.

Nga biseda e bërë publike më datë 14 maj të këtij viti midis dy personave, Albert Veliut, i njohur ndryshe si “Bashkëpunëtori X” ose “Babalja” si dhe një personi tjetër i supozuar si Agron Xhafaj, është treguar se Veliu është ndihmuar nga Agron Xhafaj për të siguruar një sasi kanabisi për ta trafikuar.

Në lidhje me këto akuza, Agron Xhafaj pretendon se zëri i shfaqur në audio përgjim nuk është i tiji. Ndërkohë, vlen të theksohet fakti se pak kohë më parë materiali i audio-përgjimit u dërgua për ekspertim në një laborator në Itali për të përcaktuar nëse është i vërtetë, ndërsa përgjigja pritet të vijë në adresë të organit të akuzës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here