Danimarka kalon në avantazh, mposht Perunë

0
148

Është luajtur ndeshja e dytë e grupit C midis Perusë dhe Danimarkës në Mordovia Arena, e cila ka përfunduar me rezultatin 0-1 për skuadrën europiane.

Ndeshja ka qenë mjaft e bukur dhe ka prodhura shumë e mocion.

Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura por, lojtarët e Perusë humbën një penallti në fundin e saj.

Me fillimin e pjesës së dytë loja u bë akoma edhe më e bukur dhe më e shpejtë me raste të shumta për të dy ekipet, ku portierët treguan cilësitë e tyre më të mira.

Në minutën e 59 ishte Poulsen i cili realizoi golin e vetëm të takimit duke i dhënë fitoren danezëve.

Danimarka ndodhet në vendin e parë sëbashku me Francën me nga 3 pikë, ndërsa Peru dhe Australi nuk kanë pikë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here