Një përplasje e vërtetë titanësh. Kështu mund të konsiderohet sfida e Grupit B, Portugali – Spanjë, që do të zhvillohet pas pak minutash në “Fisht Olympic Stadium” të Sochit, rezultati i së cilës pritet të vendosë se cila nga këto dy skuadra do të renditet e para e grupit.
Edhe pse përfaqësojnë dy vende fqinje në Gadishullin Iberik dhe janë emra shumë të rëndësishëm të futbollit europian, për Portugalinë dhe Spanjën është herë e dytë në histori që përballen në Kupën e Botës. Në fazën e 1/16 të Afrikë 2010, “La Roja” i eliminoi luzitanët me një fitore të ngushtë 1-0.
Portugalia do të luajë me formacionin 4-3-3, teksa Guedes, Ronaldo dhe Bernardo Silva formojnë treshen e repartit të sulmit, duke lënë në stol Andre Silvën. Në krahun tjetër Spanja kundërpërgjigjet 4-1-4-1. Diego Kosta do të luajë i vetëm në sulm, i mbështetur nga Diego Kosta, Silva, Koke, Iniesta dhe Isko. /Koha Jonë/