Paguheshin pak euro në ditë, pa kontratë pune e kushte higjenike mjaft të këqija duke jetuar mes minjve e insekteve.
Kjo është situata e zbuluar nga policia italiane e provincës së Raguzës në Sicili ndaj 6 punëtorëve shqiptarë të cilët punonin në fermën bujqësore të bashkëkombasit të tyre sipërmarrësit Auglent Lalollari, 33 vjeç.
Mes punonjësve shqiptarë ishte edhe një grua shtatëzënë e detyruar të punonte në një femrë patëllxhanash në një temperaturë mbi 40 gradë.
Ndaj sipërmarrësit Auglent Lalollari është lëshuar urdhëri i arrestimit për shfrytëzim në punë, kërcënim e zhvatje. Me të njëjtën akuzë është denoncuar dhe babai i tij.
Gjithashtu sipërmarrësi shqiptar akuzohet dhe për vjedhje të energjisë elektrike. Në fermën e 33-vjeçarit janë gjetur dhe disa objekte të vjedhura si një motor.