Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka bërë sot homazhe për legjendën e futbollit shqiptar, Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë të shtunën pas një ataku në zemrër.
Homazhet u zhvilluan në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ndërsa nuk munguan personalitetet e shumta dhe të ndryshme vendore, por edhe ndërkombëtare.
I përjetshëm kujtimi i legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Talenti dhe vepra e tij do të mbeten frymëzim për gjeneratat e reja për të ecur në rrugën e suksesit dhe lartësuar vlerat kombëtare jo vetëm në fushën e sportit.