Vrasja e dyfishtë/ Dëshmitë: Ai ka tentuar të vrasë me THIKË shoqen time, është psikopat…

0
201

Xhafer Mata ka vrarë më pistoletë Xhulieta Çunin mëngjesin e sotëm dhe më pas ka qëlluar edhe veten në kokë duke ndërruar jetë në spitalin e Traumës.
Por, për autorin Mata kanë dalë detaje të reja.
Para se të nisej për të vrarë Xhulietën, Xhaferi u kishte thënë fqinjëve “më mbani pak fëmijën, sepse më doli një punë.”

Njerëz të afërm të dy të rinjve kanë shkruar për JOQ.al duke treguar se Xhaferishquhej për dhunë dhe se marrëdhënia e tij me Xhulietën ka nisur në kohën që ai ishte i martuar.
Dëshmia e dhënë:

Përshëndetje JOQ! Xhafer Mata shquhej për dhune ndaj femrave nuk është rasti par ky, po ketë e vrau dhe tjerat shpëtuan. E njoh personalisht dhe sme vjen keq aspak për të, nder I ka ber vetes, sepse i dihej fundi kësaj historie.
Ky ka qenë i martuar më parë dhe ka një fëmijë, atë gruan e shkretë e keqtrajtonte pafund. Çdo femer e ka refuzuar se ishte psikopat gjeti per gru tani këtë Xhulietën dhe e mori në qafë.
Pritej dhe kjo vrasje!
Xhafer Mata ka qen komshiu im dhe ka pasur një lidhje gjimnazi me shoqen time.
Ka qenë një lidhje e sëmurë dhe ai e keqtrajtonte, i bënte presion madje edhe zihej me prindërit e shoqes time. Sillte shumë problem, ishte njeri i sëmurë saqë edhe ka tentuar ta vrasë me thikë shoqen time, sepse ai nuk pranonte që dikush t’i thoshte “jo”.
Ishte dhunues dhe prej kësaj shoqja ime iku jashtë vendit dhe nisi një jetë të re. Por, kur e mori vesh u bë shumë keq, kaluan dy vite dhe ai u martua me gruan që tashmë kanë një fëmijë, por u martua vetëm për ta harruar shoqen time dhe nuk ja doli dot.
Vajzën nga Burreli ai nuk e ka dashur asnjëherë se ka qenë keq i fiksuar me shoqen time dhe qëkur ajo e la ky ka qenë shumë keq. Më vjen keq që Xhulieta sot e hëngri për inate të vjetra të Xhaferit, e ka vrarë sepse ishte lodhur nga refuzimet. Statusin në Facebook për nënën e ka bërë sepse ajo ishte femra e vetme që e ka dashur me zemër.
Vrasja e sotme nuk cilësohet krim pasioni, por krim nga refuzimet dhe nga dashuria e sëmurë.
Depresioni i tij i tejzgjatur solli edhe vrasjet e sotme.”
E kështu ky trinom i dashurisë së pamundur, i një martese farsë dhe i një lidhjeje jashtëmartesore e cila solli edhe divorcin e Xhaferit, u mbyll sot me dramën e ndodhur në “Don Bosko”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here