I (E) VIRGJËR!

0
192

Nga Artan Fuga: 

I (E) VIRGJËR !
———————–
Kurrë nuk e kam kuptuar se çfarë lidhje ka vetingu me kontrollin e pasurive të nëpunësve të ndryshëm!

Një nëpunës del se pasuritë që ka dhe të ardhurat që ka pasur i koinçidojnë. Dhe thonë : “Doli i pastër”. Si në filmat turq : “Doli e virgjër!”

Po a do të thotë ndonjë gjë substanciale kjo?

Tregon se ai është:

– i pastër moralisht pra nuk ka bërë korrupsion?
– ka bërë aq korrupsion sa e ka lejuar që me ato para të marri të mira të konsumueshme, ndërhyrje të kushtueshme mjeksore, dreka, darka, të mira mobiliare, pushime, financime për studime për kalamajtë, etj. pra që nuk lënë gjurmë?
– ka treguar burime financiare që janë të sakta, por që askush nuk verifikon dot sasinë e debitit që ka ardhur prej tyre?
– ka manipuluar dokumentet në blerjet e ndryshme, apo shitjet, duke shitur me cmime të larta fiktive dhe blerë me çmime të ulta fiktive?
– i ka të ardhurat nga korrupsioni në forma likuiditetesh që i mban jashtë rrugëve të kontrollueshme nga bankat etj. ?
– i ka investuar në sipërmarrje që menaxhohen nga të tretët dhe merr që andej dividente të padukshme dhe konstatueshme publikisht?
– i ka riderdhur paratë e korrupsionit në pagesa për të tretët, shefa, parti politike, fushata elektorale, për të marrë dhe mbajtur postet përkatëse?
– i ka kaluar në banka të huaja?
– opsione të tjera që veçse një mendje diabolike di t’i formulojë dhe aplikojë ?

Po mirë mo mirë: Po inflacioni nga ’90 deri tani a merret parasysh? Se pa këtë gjithçka është lojë!

Ore se mos këta që dalin me diferenca pasurore si nëpunës nuk janë më të pandershmit, por e kundërta!

Mos është një lojë kot
e gjitha kjo
që do të vazhdojë
nja dhjetë a dyqind vjet
pa nxjerrë asgjë në selamet?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here