Deri në vendimin e BE për Shqipërinë në qershor, opozita ka vendosur të mos thërrasë një protestë masive. Këtë e ka shprehur kreu i LSI, Petrit Vasili në rubrikën “Opinion” në “News24”, por theksoi se reagimi opozitar do të vijojë me të njëjtin intensitet.
“Opozita kërkon të rrëzojë qeverinë e inkriminuar. Sot jemi në ditët më të këqija të një qeverie të zhbërë. Ndaj qytetarët reagojnë. Opozita është e vendosur të vijojë aksionin e saj me të njëjtin intensitet. Shqiptarët votuan të qeverisen nga pushteti, dhe jo nga portali, siç bën ky kryeministër”, u shpreh Vasili.
Duke u ndalur tek protestat e të rinjve të FRPD dhe LRI gjatë ditëve të fundit përpara Ministrisë së Brendshme, deputeti Vasili tha se të rinjtë që po protestojnë kundër Ramës dhe Xhafajt po procedohen penalisht.