Gerta e Big Brother i quan ‘k***a’, Dasara i kthehet: E ke mamin pastruese për vete prandaj

0
326

Së fundmi në rrjete sociale ka qarkulluar me shpejtësi një video gjatë një interviste të Roza Latit me Dasara Karaiskaj në një lokal ku gjatë një momenti pastruesja ka dalë para kamerës dhe gazetaret e kanë komentuar: “Do mbylli turnin ajo”.

Image

Kjo video ka shkaktuar shumë zhurmë e kritika në rrjet e ndër vajzat e famshme që e kanë komentuar ka qenë Gerta e Big Brother 9. Ajo ka postuar lajmin nga “JOQ” dhe ndër të tjera shkruan: “Nëse i besdisi kjo grua e ju prishi silikonin e bukur para kamerës, të ishin çuar t’ja kishin marrë fshesën nga dora e të pastronin vendin më shpejt! Këto i quaj tamam kurva! Shkofshi në djall të dyja”.

Image

Pas këtij statusi ka reaguar menjëherë Dasara e cila shkruan se nuk është tallur me profesionin e gruas që pastronte, por për faktin që doli para kamerës. Ndërsa Gertës i drejtohet me fjalët: “Unë mendoj që kjo e indinjuara e ka mamin pastruese per vete prandaj”.

“Në kushte të tjera, në vende të tjera të botës nuk ka pastruese aq injorante (sepse puna është ndër dhe lavdi, por injoranca jo) të të dali para kameras ndërkohë që ti je duke zhvilluar një intervistë.

Image

Nderisa kjo halja me inicialet joq, shpejt u kujtua të bëj lajm. P. S. Meqenese këtu tek ne injoranca ka çuar tek malet vetëm halet, ndjehem e detyruar të sqaroj një detaj aq elementar, nuk jam tallur me profesionin e saj…. Ama do tallem e do qesh vazhdimisht me injorancën e këtij vendi që nuk njeh as A e normave të sjelljes…. Pra: Po zhvillojmë një intervistë, ku trapin (trapi është mjet lundrues dhe jo fjalë e pisët) me del përpara kameras, o idiote”, shkruan Dasara.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here