Ja fjalimi i Dukës para Kombëtares: Mos e ktheni kokën pas, luani me dinjitet

0
193
Presidenti i FSHF Armand Duka, duke u intervistuar nga mediat italiane, ne qytetin e Bergamos ne Itali, nje dite para ndeshjes miqesore me Ukrainen./r/n/r/nPresident of the Albanian Football Federation, FSHF, Armand Duka, speaks to italian journalists in Bergamo, Italy, a day before the friendly match with Ukraine.

Në një takim të organizuar para miqësores me Ukrainën, presidenti Duka dhe trajneri Panuçi, kanë mbledhur ekipin në Francë, duke i kërkuar të harrojnë paraqitjen me Kosovën, dhe të shohin përpara.

“Nuk bëmë një paraqitje të mirë kundër Kosovës dhe kjo ndoshta ua bën pak më të vështirë ndeshjen me Ukrainën, por duhet të tregoni se dini të kapërceni edhe momente të vështira! me Ukrainën duhet të tregoni se dini të reflektoni. Mos e mbani mendjen më te Kosova. Gjatë stërvitjes ju kam parë të angazhuar dhe dëshiroj që atë impenjim t’a përktheni edhe gjatë ndeshjes me një paraqitje dinjitoze!

Ndeshjet fitohen dhe humben por të paktën duhet të rikthehemi të luajmë siç i ka hije Shqipërisë!

Një kërkesë kam: mos e ktheni kokën pas. Luani me dinjitet dhe dëshirë!

Kam besim tek ju”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here