Priten ndryshime në ligjin për duhanin…?

0
169

Ministrja e Shëndetësisë ka paralajmëruar ndryshime në ligjin për duhanpirjen, i miratuar në vitin 2006.

Ministria e Shëndetësisë pritet të forcojë penalitetet për subjektet tregtare që shkelin në mënyrë të përsëritur ligjin, ndërsa ka paralajmëruar ndryshime edhe në etiketat e paketave.

“Ne do të propozojmë që subjektet të cilat gjobiten mbi tre herë, për një periudhë kohore të përcaktuar, të mbyllen. Kemi disa propozime konkrete për ta përshtatur me fenomene të reja si përdorimi i cigares elektronike apo shishabar”, tha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Në ditën botërore kundër duhanpirjes, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 48% e meshkujve dhe 10% e femrave mbi 15 vjeç në vendin tonë konsumojnë duhan. Ndërsa meshkujt duhanpirës po pakësohen ndër vite, e kundërta po ndodh me femrat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here