Balaj dhe Mavraj njëzëri: Humbja ndaj Kosovës, përgjegjësi vetëm e jona

0
163

Dy futbollistët e Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Mërgim Mavraj dhe Bekim Balaj, në një konferencë për shtyp për ndeshjen e ardhshme miqësore kundër Ukrainës kanë folur për humbjen me Kosovën.

Të dy lojtarët njëzëri janë shprehur se përgjegjësia është vetëm e tyre.

Ishte një ndeshje nga e cila unë mendoj që përgjegjësia është vetëm e jona. Pasi nuk kemi transmetuar në fushë atë që trajneri ka kryer gjatë seancave stërvitore. Kosova e kishte ndeshjen e jetës, ndërsa skuadra jonë kishte testin për të provuar edhe disa elementë të rinj. Sidoqoftë më duhet të them që ne mbajmë përgjegjësi të plotë”, u shpreh Mavraj.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe sulmuesi Balaj: “Një ndeshje ku gjithkush nga ne duhet të marrë përgjegjësitë e tij. Ne që jemi në fushë jemi përgjegjësit kryesorë. Përpara kemi Ukrainën dhe që aty duhet të demonstrojmë forcën dhe më të mirën tonë në fushë. Unë jam gati, por çdo zgjedhje teknike i takon vetëm trajnerit”, u shpreh Balaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here