Shpërthen gazetari Hoxha: “Nuk është kjo pasuria reale e politikanëve, janë bërë më të pasur se biznesmenët…”

Gazetari Blendi Fevziu ka renditur pesë politikanë nga mëtë pasurit në Shqipëri, pasuria e të cilëve shkon disa miliona euro.

Ndër ta është Tom Doshi, Agron Shehaj, Agron Çelaj e Astrit Veliaj, por gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se lista e vërtetë e pasurive të politikanëve është shumë më ndryshe, duke e bërë listën e Fevziut të duket qesharake.

Sipas Hoxhës, problemi në Shqipëri nuk janë biznesmenët politikanë por politikanët që janë bërë më të pasur se biznesmenët.

Deklarata e Hoxhës në emisionin “Opinion”:

Duhet të kemi parasysh që nuk është kjo pasuria reale. Duhet ta ndajmë, biznesmenët që kanë hyrë në politikë janë tjetër gjë. Por janë politikanët që janë bërë më të pasur se biznesmenët. Në fund të fundit biznesmenët paguajnë taksa dhe punonjës, politikanët nuk paguajnë asgjë.

Nëse lista e vërtetë do të publikohet, do jetë shumë ndryshe. Këto shifra janë qesharake. Nuk njoh ndonjë biznesmen që ka hyrë në politikë dhe i ka parë hajrin kësaj pune. Janë poltikanët ata që i kanë parë hajrin.

Vettingu ka filluar nga poshtë. Do ishte më mirë të niste nga lart. Ne e kemi nisur nga policët, gjyqtarët e prokurorët, duhet të niste nga lart. Ata lart janë peshqit e mëdhenj.. Paratë e shqiptarëve janë lart.

Vetëm banesat ku jetojnë, mjetet me të cilat lëvizin dhe zyrat private, sa është kosto e tyre….

Shpërthen gazetari Hoxha: “Nuk është kjo pasuria reale e politikanëve, janë bërë më të pasur se biznesmenët…”

Video/ E mbani mend Operacionin e koduar

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko