Petrit Vasili: “Policia dhunon e vret të pambrojturit dhe ministria rri e vështron”

0
216

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili përmes një statusi në Facebook ka akuzuar policinë se po dhunon e vret të pambrojturit.

Vasili ka përmendur emrat e dy prej personave që humbën jetën, e familjarët e të cilëve dyshojnë se ka ardhur për shkak të dhunës së policisë.

Kreu i grupit të LSI i bën thirrje gjithashtu Ministrisë së Brendshme të reagojë në lidhje me këto vdekje.

“Edhe nje jete e vetme e humbur do te mjaftonte si nje akuze tronditese per te gjithe keta,qe drejtojne ministrine e brendeshme dhe policine qe keta te jepnin doreheqjet nga i pari deri tek ata qe ekzekutuan dhunen,” shkruan Vasili.

Postimi i plotë

Policia dhunon e vret te pambrojturit dhe ministria e brendeshme rri e veshtron.

Enea Ftoi dhe Ardian Kallmi humbin jeten brenda pak ditesh pasi policia i dhunoi, u beri presion dhe u tregoi forcen e saj te çfrenuar.

Policia tregon histerine e forces me qytetare te thjeshte e te pambrojtur, por u mban ison trafikanteve krimineleve dhe u hap dyert qe te ikin, drejtoreve te policise te akuzuar si drejtues te trafikut te droges.

Do dale ministria e brendeshme dhe do na mbushe mendjen qe fajtore jane vete ata qe humben jeten.

Edhe nje jete e vetme e humbur do te mjaftonte si nje akuze tronditese per te gjithe keta,qe drejtojne ministrine e brendeshme dhe policine qe keta te jepnin doreheqjet nga i pari deri tek ata qe ekzekutuan dhunen.

Por kjo kerkon moral dhe ndergjegje,por keta s’kane as te paren as te dyten.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here