“Pa gjak”, Kombëtarja shqiptare humb thellë në vëllazëroren me Kosovën

0
248

Kombëtarja shqiptare humbi thellë ndaj kosovës në miqësoren e zhvilluar në Zyrih. Në një aksion model të përfaqësueses kosovare, Zeneli shkarkoi në rrjetë të djathtën e tij, i pashqetësuar nga mbrojtja si në rastin e avantazhit. As goli i dytë nuk i zgjoi kuqezinjtë nga loja letargjike, madje prapavija thuajse inekzistente mashtroi Etrit Berishën në një krosim që përfundoi në portë, në tentativën e Zhegrovës.

Kosova ruajti e pashqetësuar avantazhin komod, madje mund të kishte shënuar për herë të katërt nëse shtylla nuk do të ndalte goditjen e Taipit.

Fatmirësisht disfata erdhi në një miqësore, e njëjtë me atë që rezervon Ukraina në qershor, por trajneri Cristian Panucci duhet te nise te beje kujdes me ekipin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here