Opozita kërkon dorëheqjen e Xhafajt/ Shpërthen Spaho: Kryeministri merr njerëz që të shpëtojë veten

4
191

Partia Demokratike kerkon në Komisionin e Ekonomisë, dorëheqjen Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Kryetari i Grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, deklaroi: ” Nuk ka në PS, nuk ka në Rilindje, njerëz të tjerë që mund të marrin përgjegjëisnë e Ministrisë së Brendshme?! Sigurisht që ka, por është Kryeministri që merr këta njerëz që të shpëtojë veten e tij sepse të gjitha indicjet që dalin dhe në media tregojnë se edhe ai me vëllanë e tij janë të lidhur me rastin e Xibrakës.

Po i pritet rruga hapjes së negociatave. Dje me rastin e Tahirit pamë sesa farsë është hetimi i Prokurorisë; ju e emëruat Prokuroren e Përgjithshme, po ushtroni presion nëpërmjet Vetingut dhe Tahiri doli i lirë. Ndërkohë që 4 “fakirët” e Kukësit rrinë në burg, Tahiri gjezdis i lirë. Shembull i gjallë është lirimi i Tahirit, i Mark Frrokut, ndërsa 4 kuksianët rrinë në burg. Ky është degradimi i drejtësisë. Mjaftohuni t’i drejtoheni fjalës së ambasadorit  amerikan që foli për presion. Kush ushtron presion dhe ofron para?! Opozita?! Jo, mazhoranca është e interesuar,” theksoi Spaho.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

4 COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here