Dhunoi bashkëshorten, shpallet në kërkim 25-vjeçari nga Tirana

0
143

Një 23-vjeçare ka denoncuar në polici bashkëshortin e saj, pasi ky i fundit e dhunonte. Ngjarja në fjalë është regjistruar në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet F.P., 25 vjeç akuzohet se ka dhunuar gruan e tij, shtetasen me inicialet D.P. Ndërkohë, i riu është shpallur në kërkim nga policia.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 28.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.P., vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, D.P., vjeçe 23. Punohet për kapjen e F.P. Neni 130/a i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here