Ish-kryeministri Sali Berisha, ka ironizuar vendimin e sotëm të dhënë nga gjykata e Apelit, e cila i hoqi masën ‘arrest shtëpie’, ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahir.
Ish-kreu i qeverisë ka publikuar në Facebook, një foto ku shihet vëllai i kryeministrit Rama Olsi i cili ndodhet nën shoqërinë e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.
Mbi Foto ish kryeministri shkruan: Olsi dhe Gjushi në Bllok, në pritje për të festuar me Sajen!