Panucci le të hapur derën e Kombëtares edhe për lojtarët nga kampionati shqiptar: Mirë se të vijnë

0
152

Trajneri italian i kuqezinjve Panucci ka theksuar  se Kombëtarja shqiptare mbetet e hapur për të gjithë, përfshi edhe lojtarë nga kampionati shqiptar. “Në Shqipëri, – tha ai, – ka lojtarë të mirë si Sindrit Guri, i cili duhet të tregojë tashmë atë që di të bëjë dhe se di ta bëjë edhe më mirë”.

Lojtarë të tjerë nga kampionati shqiptar? “Mirëse të vijnë”, – tha Panucci, i cili shtoi se këta lojtarë duhet të bëjnë maksimumin për të qenë pjesë e ekipit kombëtar.

Sa u përket dy miqësoreve, Panucci theksoi se do të jenë të rëndësishme, sepse do të formojnë grupin për Ligën e Kombeve. “Jam i bindur se kemi një grup të mirë lojtarësh, me të cilët do të mund të fitojmë grupin tonë në këtë kompeticion”, tha trajneri italian. Megjithatë, ai pret sinjale nga vet lojtarët. “Kombëtarja jonë ka emisarë në të gjithë Europën për të parë nëse ka ndonjë lojtar interesant. Janë të mirëseardhur të gjithë, siç ndodhi me Gurin, një lojtar serioz që punon shumë, por që shpresoj të ketë edhe zgjuarsinë për t’u rritur edhe më shumë”, tha Panucci.

Mbrojtësi Hysaj dhe portieri Berisha ishin të njëzëshëm kur theksuan rëndësinë e miqësoreve, që do të japin të dhënat e para të përgatitjeve për kualifikimin në grupin e Ligës së Kombeve/ TCH

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here