I ati i Marvit ”Presim të vendoset drejtësia plotësisht”

0
157

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për urdhër arreste ndaj tre personave që u arrestuan e më pas u lanë të lirë, në gjyqin për vrasjen e të riut Marvi Mihali, për një karikues telefoni.

Më 11 maj, Gjykata e Tiranës la të lirë tre prej të akuzuarve që ishin arrestuar pas krimit, konkretisht, të Eugen Bitrajt, Kridens Alla dhe Marsel Alla.

Lirimi i tre prej të akuzuarve solli edhe reagimin e ashpër të nënës së Marvi Mihalit nëpërmjet rrjeteve sociale. Ndërkohë që i ati, shpërtheu në akuza të forta ndaj prokurorit, për lirimin e vrasësve të të birit, duke bërë edhe një padi.

Së fundi, sot mësohet se ndaj tre të liruarve, ndryshojnë edhe akuzat nga moskallëzim krimi në vrasje në bashkëpunim. Në një prononcim për mediat, i ati i Marvit, Pavllo Mihali ka deklaruar: ”Presim të vendoset drejtësia plotësisht”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here