Eminem deklartë për Nicky Minaj: Zemër do të jem në shtëpi sonte

0
149

Disa ditë më parë në mediat botërore qarkulloi lajmi se Nicky Minaj ishte lidhur me reperin e famshëm Eminem. Fansat filluan të dyshonin për një marrëdhënie mes tyre, pasi në këngën e re të Nickyt kishte disa elementë që flisnin për Eminem.

Pyetjes së një fansi nëse ka nisur një marrëdhënie me reperin e njohur, Nicky i është përgjigjur me ‘Po’, duke i habitur të gjithë ndjekësit e saj. Pas lajmit të bujshëm, edhe Eminem ka reaguar mbrëmë gjatë performancës në Boston Calling.

Ai e ka ndërprerë koncertin dhe i është drejtuar Nickyt publikisht: “Zemër do të jem në shtëpi sonte.” 
Fansat filluan të brohorisnin dhe reperi i ka pyetur se sa prej tyre do të donin ta shihnin çiftin të lidhur.

Pas brohoritjeve më të mëdha të publikun, Eminem shtoi:

Epo, edhe unë. Nicki, në qoftë se e merr këtë mesazh, më shkruaj më vonë, ne duhet të  flasim për këtë”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here