Mllefi popullor që u zvenit pa takt

0
414

Nga Gëzim Saliu

Sot opozita dhe qytetarët që e mbështetën thirrjen e saj për të tubuar, u rreshtuan në bulevardin Dëshmorët e Kombit në formën e një marshimi-protestë. Qëllimi i vendosur nga organizatorët ishte protesta kundër “qeverisë së drogës e krimit”, ku në krye të akuzave ishin vendosur kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Ajo që u vu re në protestën e sotme ishte një frymë e fortë revolte qytetare, krejt ndryshe nga protestat e mëparshme të opozitës. Qytetarët as nuk pritën e as nuk u udhëhoqën nga deputetët në aksionin e tyre përballë Kryeministrisë e më pas në ministrinë e Brendshme. U vërejt një mllef popullor që ishte gati në shpërthim. Pavarësisht përpjekjeve të disa prej deputetëve të opozitës që kërkonin t’i ndalnin në aksionin e tyre, një grupim krejt i madh si tek Kryeministria ashtu edhe tek MB, dukej i papërmbajtshëm. U desh ardhja e kreut të opozitës Lulzim Basha, që protestuesit të tërhiqeshin nga pozicioni e tyre e si pasojë të mbyllej para kohe protesta opozitare. Në fakt kjo lëvizje e Bashës, që realisht zveniti zemërimin popullor, mund të ketë qenë e udhëhequr nga synime të mira, për të shmangur skenare të rrezikshme dhune. E patjetër që askush nuk është në favor të dhunës e aq më tepër në mbështetje të bilanceve me të plagosur apo më keq.

Por fikja e zemërimit popullor, pikërisht në kulmin e tij, ishte padyshim një goditje për revoltën qytetare. Ndoshta mund të ishte gjetur një rrugë tjetër për t’i dhënë fund skenareve të mundshëm dhunës, por pa i dhënë shuplakë mllefit popullor. Ndoshta zgjidhja mund të ishte një fjalim i rradhës i Bashës, mu në bash të sheshit tek ministria e Brendshme, aty ku revolta po merrte hov. Ose vetë kryedemokrati dhe përfaqësues të tjetë të lartë të opozitës mund të qëndronin në ballë të protestuesve tek MB, në rreshtin e parë të përballjes me policët, gjë kjo që do siguronte kontroll me të fortë të turmës së revoltuar. Por fikja si me telekomandë e revoltës popullore, padyshim la shije të hidhur tek pjesëmarrësit, gjë e cila pritet të ndikojë në vazhdimësinë e tubimeve opozitare.

Pasi ajo revoltë ishte kundërshtia me mish e shpirt ndaj ngritjes së krimit në sistem vendimmarrës, ishte kundërvënie ngdaj korrupsionit galopant që kryeson me tendera, PPP e oligarkë, ndaj rritjes së pandalshme të taksave, ndaj varfërisë që gjithnjë e më shumë po kap shifra alarmante, ndaj heqjes së ndihmës ekonomike për 20 mijë qytetarë me të ardhura mininale e shumë padrejtësi të tjera që si gjithnjë bien mbi kurrizin e qytetarëve. E pikërisht për këto arsye, zvenitja e kësja revolte me një veprim pa takt, nuk ishte zgjidhja më e mirë e mundshme e lidershipit të opozitës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here