Dy persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor të regjistruar në orët e pasdites së sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në Kryebushat, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Shkodrës për ndihmë mjekësore.
Mësohet se në aksident është përfshire edhe myftiu i Malësisë së Madhe, Edmir Smajlaj. Ai nuk ka pësuar lëndime, ndërsa bashkëshortes së tij po i jepet ndihma në spitalin e Shkodres, jashtë rrezikut për jetën.
Policia e mbërritur në vendngjarje nis hetimet për shkaqet e aksidentit.