“Mos më kërkoni më …” , 29-vjeçari nga Vlora lë letër në shtëpi dhe zhduket

0
211

Një 29 vjeçar nga Vlora, prej 5 ditësh është larguar nga banesa e tij dhe nuk dihet se ku ndodhet. Para se të largohej Kleant Çela, i ka lënë një letër familjes së tij dhe të fejuarës.

Çela në momentin që është larguar nga banesa ka lënë një letër për familjen dhe të fejuarën, ndërsa nënës i ka thënë se do të shkoj në spital, pasi kam probleme me kurrizin dhe do të vizitohem. Në letër shkruhej “Po iki përgjithmonë nga shtëpia, po iki jashtë Shqipërisë, mos më kërkoni më, iu uroj gjithë të mirat”.

Kleanti ishte i fejuar dhe kishte 3 vite që ishte kthyer nga Anglia, ndërsa atje kishte qëndruar rreth 6 vite. Pikërisht, këtu dyshojnë edhe familjarët, që mund të jetë nisur për të shkuar sërish në Angli. Por, sipas familjes ai nuk rezulton që të ketë dalë jashtë vendit përmes doganës, ndërsa dyshohet se ndoshta është larguar ilegalisht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here