ZHDUKJA E TREGTARIT TË PERDEVE/ Familjarët i luten mikut të Fatjonit: Trego ku është djali se…

0
182

Kanë kaluar 18 ditë nga zhdukja e Fatjonit babait të një vajze të vogël nga Peqini, dhe nëna e tij ende me lot në sy ka shpresë tek Policia e Shtetit, por edhe tek fakti se Fatjonit do ti kthehet një ditë të afërt në shtëpi. Fatjon Fejzillari 29 vjeçar babai i një vajze nga Peqini ka 18 ditë që rezulton i zhdukur duke i humbur kontaktet me familjarët e tij që në datë 29 prill.

Por edhe pse kanë kaluar kaq ditë shpresat për familjarët janë të vakta. Ato me lot në sy i kërkojnë mikut të Fatjonity me të cilin ai ishte larguar në Shkodër për të tregëtuar perde dhe carcafë që të tregojnë të vërtetënpër djalin e tij. Gjatë një interviste për Panorama nëna e Fatjonit, Fatimeja ende me lotët në sy kërkon ndihmë, për të marrë qoftë edhe një lajm për djalin e saj.

Kur është larguar Fatjoni për herë të fundit nga shtëpia?

Fatjoni u largua në datën 23 prill dhe tha se do të shkonte me shokun e tij Aleksandrin në veri të shqipërisë për të tregëtuar sic kishte bërë shumë herë edhe më parë.

Kur ishte telefonata e fundit që keni bërë me Fatjonin?

Kemi folur në datën 29 prill dhe tha se atë ditë në mbrëmje do të kthehej pasi kishte vajzën me sëmurë dhe duhej me patjetër që ti blinte ilace.Por ajo ishte hera e fundit, edhe pse ne tentuam ti binim telefonit deri më tani asgjë, madje ai është fikur fare,

Kur kishte nisur tregëtinë Fatjoni?

Pak kohë më parë ai mori 5 milion lekë në bangë dhe me to nisi të punonte si tregëtar ambulant ku tregëtonte perde dhe çarçafë kryesisht në Shqipërinë e Veriut. U nis nga shtëpia mëngjesin e 23 prillit dhe tha se do shkonte si fillim në Shkodër. Ne e prisnim por ai nuk ka ardhur. U nis me makinë me shokun e tij Aleksandër Fadili dhe mbas Shkodrës edhe në disa fshatrave të këtij qyteti, Fatjoni kishte ndaluar në Milot dhe dita e fundit ka qenë në Laç.

Si e mësuat për largimin e Fatjonit?

Mëngjesin e datës 29 prill më merr xhaxhai i shokut të Fatjonit, dhe më thotë se Aleksandri është në Polici pasi Fatjoni është zhdukur një natë më parë dhe ende asgjë nuk dihet për të.

Po vetë Aleksandi nuk ju tha gjë?

Jo, me Aleksandrin Fatjoni kishte shkuar edhe herë të tjera, dhe këtë herë ata sipas Aleksandrit kishin ndaluar në Lac. Ata ishin ndarë në orën 6 mbasdite për tu takuar në orën 8 në të njejtin vetnd shumë pranë qytetit të Lacit.

Cfarë ju ka treguar Aleksandri?

Ai të nesërmen qëbëri denoncimin në Policinë e Lacit na tha se me Fatjonin ishin ndarë atë mbasdite dhe do të takoheshin në darkë. Aleksandri i kishte lënë Fatjonit 1.6 milion lekë me qëllim që Fatjoni tia ruante, por edhe vetë Fatjoni kishte të njejtën sasi parashë.

Do të thotë se në momentin që është zhdukur Fatjoni kishte edhe paratë e Aleksandrit?

Po, kështu thotë Aleksandri se në momentin që është zhdukur Fatjoni kishte 2.6 milion lekë me vete.

Po ju a e besoni këtë?

Jo, ne nuk e besojmë se Aleksandri i ka dhënë lekë Fatjonit. Madje nuk besojmë edhe faktin se Fatjoni është zhdukur. Ne dyshojmë se Aleksandri e di se cfarë ka ndodhur me djalin tonë por nuk tregon.

Cfarë kërkoni nga shteti?

Ne në rradhë të parë i kërkojmë SAleksandrit që të tregojë të vërtetën për djalin tonë. I lutemi me dorë në zemër që nëse e di të vërtetën të na e thotë.

Mendoni se e keni gjallë djalin tuaj?

Nuk e di ta them më këtë. Jam shumë elodhur. Kemi kërkuar bashkë me djalin të mgjithë ,pusetat dhe puset e Lacit me mendimin se mos e kanë hedhur të vrarë por nuk kemi gjetyur. Kemi shkuar edhe në Polici por edhe ato nuk na kanë thënë gjë. Na përcjellin me fjalët “ mos u mërzit jemi në kërkim”. Kanë vetëm dy ditë që e kanë marrë seriozisht kërkimin për djalin tim, vetëm kur shkuam tek drejtori i Përgjithshëm i Policisë për të na ndihmuar.

Sa kohë ka Fatjoni që është tregëtar ambulant?

Kishte nisur këtë punë pak kohë më parë. Punonte për një kafshatë bukë me qëllim që vajzës së tij të vogël të mos i mungonte asgjë. Ju lutem të gjithë atyre që e kanë parë Fatjonin të na tregojnë. Jemi të përvëluar për ta parë djalin tonë. I lutemi shtetit, por edhe Aleksandrit që është arrestuar tashmë që të tregojë të vërtetën. Ata kanë qenë shokë fëmijërie janë miq bashkë, nuk është e drejtë që të mbajë të fshehtë të vërtetën për djalin tonë nëse e di. Ky është apeli që bën nëna e Fatjonit për Aleksandrin shokun e tij të fëmijërisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here