Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjykatën e Gytheio të Greqisë, ku një shqiptar kërcënoi me armë paditësit e tij. Sipas mediave greke, shqiptari i mori armën një oficere policie dhe e kërcënoi që të largohej.
Në godinën e Gjykatës, ishte edhe djali 5-vjeçar i punonjëses së policisë. Me armë në dorë, 41-vjeçari iu afrua personit që e kishte paditur për shpifje dhe akuza të rreme dhe e kërcënoi me armë. Dëshmitarët thanë se ai e shkrepi pistoletën, por nuk punoi. Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati asnjë të lënduar. Efektivët e policisë ndërhynë për t’i marrë armën dhe e arrestuan.
Ndërkohë, punonjësja e policisë të cilës shqiptari i mori armën, humbi ndjenjat kur pa se 41-vjeçari iu afrua fëmijës së saj të mitur. Emri i shqiptarit nuk është bërë me dije, por mediat thonë se ka qenë i dënuar më parë për rrëmbim të fëmijëve dhe kontrabandë ilegale.