Dëshmitari i audio-përgjimit/ BASHA me ton të ashpër: Nëse bëni edhe një hap më tej…

0
556

Pasi bëri publike dëshminë e ‘dëshmitarit X’, Albert Veliu, kreu i PD-së Luzim Basha ka paralajmëruar Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën që të mbajë larg duart.

‘E paralajmëroj sot Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën se çdo hap që do të ndërmarrin për të rrëmbyer Albert Veliun dëshmitarin do të marrin përgjigjën më të ashpër’, tha Basha.

Deklarata e Lulzim Bashës:

Ja pse shteti i Edi Ramës dhe Fatmir Xhafaja është sulur për të kapur dëshmitarin dhe ka 72 orë që ushtron terror mbi bashkëshorten dhe familjen, ja pse Fatmir Xhafaj nuk largohet nga posti, për të shmangur me çdo kush dhe çdo çmim të vërtetat tronditëse.

Largimi me urgjencë i Agron Xhafaj dhe terrori policor mbi dëshmitarin Fatmir Xhafaj dhe bashkëshorten e tij do të ishin të pamundura nëse Fatmir Xhafaj nuk do të ishte më ministër. Por ai është aty për të shpëtuar veten e tij vëllanë dhe mohuar këtë, shkatërro provat, kërcëno opozitën.

E paralajmëroj sot Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën se çdo hap që do të ndërmarrin për të rrëmbyer Albert Veliun dëshmitarin do të marrin përgjigjën më të ashpër.

I paralajmëroj sot para gjithë shqiptarëve dhe gjithë botës: Larg duart nga presioni shtetëror dhe mafioz nga dëshmitari Veliu dhe familja e tij.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here