Flori Mumajesi dedikim prekës dashurie: A e mban mënd kur më the të dua? Po, edhe unë…

0
230

Flori Mumajesi është ndër këngëtarët më të njohur dhe preferuar të skenës së muzikës shqiptare, projeketet muzikore të të cilit pëlqehen vazhdimisht.

Së fundi ai ka tërhequr vëmednjen në rrjetet sociale pasi ka shkruar vërtetë fjalë prekëse dashurie, dhe kuptohet që është fjala për një person mjaft të veçantë edhe pse nuk dihet se për kë e ka fjalën këngëtari.

Postimi në Instagram

“Më vjen keq”! Është zhveshja më e dobët që trupi përjeton pas kësaj fjalie, është një keqardhje e këputur, është një dorë në shpatull në një fragment sekondi. E di cfarë do të bënte ndryshim tani? Një pëshpëritje në vesh me fjalën të du’! Mbi gjithcka, në formën më naive e të pastër në botë kur heshtja të thyhet vetëm nga fjala “edhe unë”. Sa shumë e shumë të pathëna do të merrnin edhe njëherë jetë nëse gjërat do të ishin ndryshe sepse mund të duash disa njerëz gjatë jetës por askush asnjëherë nuk do mësojë të dashurojë sic bëje ti! Në asnjë ditë e në asnjë jetë nuk do të gjesh asnjë zemër që të jetë e njëjtë. Do të vij tek ti ndryshe nga hera e fundit, do të vij e zhveshur nga pengjet dhe e qetë, të të rigjej edhe njëherë tek ty atë që dikur njoha, vrullin e një zemre me krahë, të një shpirti që dehet pa orar, të një prekje me mall fytyrës me duar. E mban mend se si bota ndaloi atë natë? Se si e vetmja e lëvizsshme në ajër ishte ndjesia, ishim unë edhe ti? A e mban mënd kur më the të dua?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here