Audiopërgjimi doli nga PS? Berisha: “Plumbi në zarf” që Tahiri i dërgoi Ramës ndezi …

0
494

I pyetur nëse audiopërgjimi për vëllain e Xhafajt doli nga Partia Socialiste, ish-kryeministra Berisha i ftuar në ‘Studio e Hapur’ tha se “plumbi në zarf” që Tahiri i ka dërguar Ramës, i ka shtuar tensionet.

Gjithashtu Berisha tha se kjo është një betejë e egër mes Xhafajt e Tahirit, që filloi direkt sapo Xhafaj u zgjodh ministër.

Vasili:  Ka zëra se audiopërgjimi vjen nga segmente të mazhorancës si pasojë e luftës së brendshme në PS. Ju thatë që nuk është rastësishme që përgjimi del menjëherë pasi lë mandatin ish-ministri Tahiri. Çfarë donit të thonit se audiopërgjimet janë nga brenda PS-së dhe se audiopërgjimi nuk është i rastësishëm?

Berisha: Njerëzit e thonë këtë me të drejtë për shkak të një beteje të egër që shpërtheu mes Xhafajt e Tahirit sapo Xhafa mori frenat e ministrisë. Po të dëgjosh fjalën e Tahirit të fundit, të dorëheqjes ai pasi i çon Ramës me kod plumbin në zarf duke i thënë se po fole ti nxjerr këto këto, sulmin politik frontal të famshëm ja bën Xhafajt.

Çani: “Cili ishte roli i Xhafës në këtë mes?”

Berisha: “Xhafaj për të krijuar policinë e tij duhej të përmbyste policinë të Tahirit dhe policia e këtij të fundit duhej të përmbyesj, por nuk ishte Xhafaj i duhuri. Këto ditë bandat nga Vlora në Shkodër, nga Durrësi në Korcë kanë bërë me dhjetëra lloj përpjekjesh që ai regjistrim të mos dalë për Agronin, se ai ishte garanci e jashtëzakonshme, Princ i Krimit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here