Xhafaj e ka dhënë dorëheqjen, Rama i ka thënë të presë kthimin e tij

0
341

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj e ka dhënë tashmë dorëheqjen. Burime të sigurta i thanë lapsi.al se 57-vjeçari e ka marrë vendimin për tu larguar nga detyra menjëherë sapo Partia Demokratike publikoi videon e përgjimit ku dëgjohet vëllai i tij Agron Xhafaj duke folur me një trafikant droge për kalimin e një ngarkese.

Për këtë vendim të tij, ministri Xhafaj ka njoftuar edhe kryeministrin Edi Rama. Ka qenë kreu i qeverisë shqiptare ai që i ka kërkuar ministrit të presë për ta zyrtarizuar largimin publikisht për shkak se është nisur mesditën e së hënës drejt Francës për tu takuar me presidentin Macron. Të njëjtat burime të sigurta thanë se vendimi Xhafajt është i parevokueshëm për të mos qëndruar më në krye të kësaj ministrie. Gjasat janë që dorëheqja e Xhafajt të bëhet publike pas kthimit të Ramës nga Franca të martën.

Fatmir Xhafaj është ministri i dytë i Brendshëm që largohet nga detyra prej qeverive të kryeministrit Rama pas një skandali. I pari ishte Saimir Tahiri i cili u mënjanua në nisje në vitit 2017 pas akuzave të vazhdueshme të opozitës për lidhjet e tij me grupin e trafikantëve të drogës të vëllezërve “Habilaj”. Ironia e fatit është se të dy ministrat janë larguar për lidhje të familjarëve të tyre me trafikun e drogës/ Lapsi.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here