‘The Washington Post’ shkruan sot se Saimir Tahiri rrezikon…

0
300

E përditshmja amerikane ‘The Washington Post’ shkruan sot se Saimir Tahiri rrezikon deri në 15 vite burg, nëse shpallet fajtor ndaj akuzave për përfshirje në afera droge e korrupsioni.

Prestigjiozja amerikane pasqyron në një shkrim të saj vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për të lënë në arrest shtëpie ish-ministrin e Brendshëm.

‘The Washington Post’ thekson faktin se prokurorët kishin kërkuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Saimir Tahirin, por Gjykata e la në arrest shtëpie.

Ai akuzohet se gjatë periudhës 2013-2017 kur drejtonte Ministrinë e Brendshme, kishte lidhje me një grup kriminal që kanë trafikuar sasi të mëdha kanabisi. Disa prej krerëve të këtij grupi u arrestuan në Itali dhe Shqipëri-vijon më tej shkrimi.

‘The Washington Post’ përmend faktin se ish-ministri i ka hedhur poshtë akuzat, ndërsa citohet deklarata e avokatit Maks Haxhia që e konsideroi të tepërt masën e arrestit të shtëpisë, pasi ndaj klientit të tij nuk është paraqitur asnjë provë e re.

Më tej thuhet se vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda u përshëndet edhe nga ambasadori amerikan Donald Lu, ndërsa kryeministri Rama tha se e respektonte atë duke kërkuar proces të drejtë dhe transparent.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here