Përgjimet e PD-së/ Manjani: Rama nuk qeveris dot. Pas përgjimit nuk ka më vend për komente…

0
1024
MANJANI NE KOMISIONIN PARLAMENTAR TE SIGURISE - Ministri i Drejtesise, Ylli Manjani, duke folur gjate nje mbledhje te komisionit parlamentar te Sigurise./r/n/r/nMANJANI AT THE PARLIAMENTARY SECURITY COMMITTEE - Minister of Justice, Ylli Manjani, speaks during a session of Parliamentary Security Committee.

Në vijim të akuzave të PD-së për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se qeveria Rilindja nuk qeveris dot. Manjani thotë se Krimet e Rënda duhet të marrin të pandehur vëllain e ministrit Xhafaj, pavarësisht vendimit të Italisë.

”Pas përgjimit që bëri publik PD, nuk ka më vend për komente! Prokuroria e Krimeve të Rënda duhet të marrë të pandehur Agronin dhe Ermalin, megjithëse rrjetin që pëmendet aty! Pavarësisht vendimit të Italisë”,-shkruan Ylli Manjani në një status në facebook.

Ish-ministri Manjani thotë se është koha për të shpalosur një alternativë normaliteti dhe reformash agresive. Sipas tij, rilindja nuk është më alternativë, por pengesë.

”Fatmiri nuk mund të jetë më anëtar i qeverisë! Rama dhe Rilindja e tij nuk mund të qeverisin dot! Nuk kanë asnjë fytyrë e moral! Nuk gjetën dot një Ministër të Brendshëm, të pa përfshirë në histori krimesh e trafiqesh! Nuk i ndihmon më askush! As ”miqtë” e huaj! Faktet janë ulëritëse. Sa më shpejt ta kuptojnë këtë gjë aq më mirë për ta! Akoma më mirë për vendin! Është koha për të shpalosur një alternativë normaliteti dhe reformash agresive! Rilindja nuk është më alternativë por pengesë”,

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here