Britanikët, indiferentë ndaj dasmës mbretërore

0
148

Britanikët duken indiferentë ndaj dasmës mbretërore. Kjo të paktën sipas sondazheve të javës së fundit, ku më shumë se gjysma e popullsisë ka deklaruar se nuk do të ndjekë transmetimin e ceremonisë në televizion.

Por përtej interesit ose jo të britanikëve, përgatitjet vazhdojnë dhe stresi i organizatorëve sa vjen dhe rritet në mënyrë që gjithçka të jetë perfekte për dasmën e shumëpritur të vitit. Përgatitjet për martesën mbretërore të 19 majit mes Princit Harry dhe aktores amerikane Meghan Markle po ndiqen me interes të veçantë në mbarë botën, por duket se ky eveniment madhor nuk paraqet të njëjtin interes për vetë britanikët.

Në fakt një sondazh i kryer nga Opinium Research javën e kaluar, ka paraqitur rezultate befasuese që tregojnë se megjithëse familja mbretërore gëzon mbështetje të gjerë, me 61% të popullsisë në favor të monarkisë, vetëm 38% e britanikëve kanë planifikuar të ndjekin transmetimin e ceremonisë në televizion. Gjithsesi rezultatet e sondazheve nuk i kanë penguar organizatorët e ceremonisë të vazhdojnë misionin e tyre dhe media vazhdon të paraqesë po të njejtin interes për evenimentin.

Pallati i Kensingtonit ka raportuar se për ditën e madhe janë regjistruar 5000 media dhe staf mbështetës, ndërkohë që do të jenë të pranishëm më shumë se 160 fotografë dhe 79 rrjete televizive ndërkombëtare.

Ndërsa mediat merren me mbulimin dhe shikueshmërinë e evenimentit, në Pallatin e Kensingtonit ku po bëhen përgatitjet e fundit, stresi dhe emocionet janë në rritje, në mënyrë të veçantë për shefat e kuzhinës të cilët mbartin një rol thelbësor në mbarëvajtjen e ceremonisë.

Me kërkesë të vetë çiftit mbretëror, të cilët janë kujdesur për çdo detaj, menuja e dasmës do të përbëhet kryesisht nga prodhime vendase të sezonit dhe është zbuluar se torta e dasmës do të jetë me limon dhe lule shtogu, ndryshe nga ajo që diktonte tradita.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here