Prova të reja që rëndojnë pozitën e ish-ministrit, dy dosje që erdhën nga Greqia dhe Italia, ç’kishte brenda tyre?!

0
314

Burime jozyrtare në Prokurorinë e Krimeve të Rënda thonë për “Panorama” se ka prova të reja që rëndojnë disi pozitën e ish-ministrit Tahiri, për lidhjet e tij me Habilajt dhe ish-zyrtarët e Policisë së Vlorës, që janë në kërkim. Kështu, të njëjtat burime thonë se përcaktuese në marrjen e masës së sigurimit kanë qenë dy letërporosi të ardhura nga Greqia dhe Italia, por që nuk kanë mjaftuar për “Arrest me burg”.

Letërporosia e parë lidhet me një udhëtim të Tahirit në Greqi në vitin 2014, kur mbante postin e ministrit të Brendshëm.

Sipas të dhënave të sistemit TIMS, ishministri Tahiri ka dalë nga territori i Shqipërisë më datën 08.08.2014 ora 09:32, në drejtim të Greqisë përmes Portit të Sarandës me tragetin e linjës.

Po kështu, 6 ditë më vonë, më 14.08.2014, Artan Habilaj, vëllai i Moisi Habilajt, ka dalë nga Shqipëria për në Greqi përmes Qafë-Botës, me mjetin “Audi” rreth orës 10:51. Dy ditë më pas, më 16.08.2014, në orën 13:31, Tahiri hyn në territorin e Shqipërisë nga QafëBota, i shoqëruar nga ish-shoferi i tij Aliaj me mjetin tip “Audi”, që ua kishte shitur Habilajve dhe pretendonte se s’kishte më lidhje me ta. Ndërsa po atë ditë, Artan Habilaj ka hyrë në Shqipëri me traget përmes portit të Sarandës.

Gjithashtu, ka të dhëna me rëndësi për hetimin nga marrja Italia, për disa përgjime mes Habilajve. Lidhur me vendimin e djeshëm të Gjykatës së Krimeve të Rënda, “Panorama” mëson se avokatët e Tahirit do ta apelojnë atë.

Ata besojnë se Prokuroria nuk ka asnjë provë tjetër shtesë që rëndon pozitën e klientit të tyre. Por ky vendim vjen edhe pas marrjes në pyetje të biznesmenit Sota dhe shoferit dhe truprojës së Tahirit javën që po lëmë pas.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here