Shkatërrohet grupi i “Escobarit shqiptar” Met Kanani “baroni i drogës”…

0
266

Të paktën 19 të arrestuar, 14 në Shqipëri dhe 5 jashtë saj është bilanci i parë i operacionit të gjërë antidrogë të nisur nga Krimet e Rënda.

 

 

Por ndërsa minutat kalojnë, mësohet se të arrestuarit janë pjesë e grupit të të ashtëquajturit “Escobari shqiptar”, Met Kananin, siç mëson “BalkanWeb”. Ky i fundit u kap me 1.1 ton kanabis në Turqi, pak muaj më parë në Turqi.

Grupi i tij me sa duket i kishte rrënjët në zona si Tepelena, Maliqi, Gjirokasrtra e Tepelena aty ku edhe është përqëndruar aksioni i Krimeve të Rënda.

Pak kohë më parë, më 2 prill 2018 një grup i policisë shqiptare ka udhëtuar drejt Stambollit në lidhje me çështjen, hetime që u finalizuan sot.

Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë kishte nisur hetimet për të prej një viti. Baroni i drogës, siç e konsiderojnë mediat turke, dyshohet të ketë trafikuar disa ngarkesa të mëdha kanabisi drejt vendeve të Lindjes, por edhe heroinë drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Burimet thanë se Met Kanani po ndiqej njëkohësisht nga policitë e disa vendeve të BE-së, ashtu sikurse edhe nga Turqia, por edhe Policia shqiptare. E megjithatë, prej një viti kur ishte regjistruar procedimi penal, pas një informacioni policor, askush deri më 20 mars nuk kishte rënë në gjurmët e tij.

Oficerët e Hetimit të Narkotikëve dorëzuan dmë 24 mars në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dosjen hetimore në lidhje me grupin që drejtonte Kanani. Burimet thanë se në dosje ka informacione dhe të dhëna të administruara në formën e akteve hetimore, gjithashtu edhe informacionet e shkëmbyera me Policinë turke gjatë 6 muajve të fundit.

Gjatë një viti që kanë zgjatur hetimet për grupin e “Met shqiptarit”, janë identifikuar të paktën 10 persona që kanë punuar për të, duke trafikuar sasi të ndryshme kanabisi dhe heroine.

BARONI I DROGES
Sipas Policisë turke, Met Kanani ka pjesën më të rëndësishme të rrugës ballkanike për trafikun e drogës. Ekspertët e antidrogës në Stamboll kanë të dhëna se përveç linjës së trafikut të kanabisit nga Shqipëria drejt Turqisë e më pas në vendet arabe, ai ka edhe një linjë tjetër për heroinën, të quajtur “rruga e kthimit”.

Së fundmi është zbuluar se për të trafikuar heroinën e marrë në Afganistan e Iran, që kalon më parë përmes Turqisë, tashmë po përdoren dy rrugë. E para është linja veriore,që kalon nga Deti i Zi dhe përmes rrugës ballkanike kalon në Europë. Ndërsa e dyta kalon në vijën veri-jug dhe për këtë linjë përdoret deti Egje.

Personi që aktualisht konsiderohet baron droge, “karrierën” e tij e ka nisur si tregtar llamarinash në Fier. Në emër të tij rezulton i regjistruar një biznes që ka si objekt importeksport dhe tregtim me shumicë e pakicë të lëndëve të ndryshme industriale, hekuri, llamarinë dhe përpunimin e tyre. Së fundmi, ky biznes rezulton i çregjistruar në QKB.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here